29 – Nëntori, festa e clirimit të Shqipërise është kremtuar edhe në qytetin e Fierit. Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe nga autoritetet më të  larta vendore te cilët  kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në  obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit.

Në ceremoninë  përkujtimore në Varrezat e Deshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë  të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qënë  e pranishme.

Nëse në qytete të tjera të vendit opozita ka festuar e ndarë, në Fier , nuk ka qënë pjesë e festimeve as në Ditën e Pavarësisë e as në Jubileun e 80-të të Clirimit të Shqipërisë. Ndërkohë shiu me intensitet të lartë ka bërë që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds