Sot më 8 prill, Ditën Ndërkombëtare të Romëve u organizua një aktivitet në ambientet e Bibliotekës, ku ishin të pranishëm nënkryetari i bashkisë Elton Korreshi, nënkryetarja e Këshillit bashkiak Kozeta Guçi, Drejtorja e Zyrës Vendore të  Arsimit Parauniversitar  Zeniola Hoxha, Sekretari i përgjithshëm i komunitetit Rom Fwerit Milanj dhe pjestarë të komunitetit Rom. Kjo ditë e zyrtarizuar në vitin 1990, në Poloni, gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom ka shumë rëndësi, pasi synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi sfidat që kalon komuniteti Rom në mbarë botën.

Në bashkinë Lushnjë në qytet dhe në njësitë administrative jetojnë 140 familje me rreth 900 banorë. Bashkia Lushnjë ka  mundur të ofrojë zgjidhje të problemeve të këtij komuniteti thotë nënkryetari i bashkisë Elton Korreshi.

Drejtorja e Zyrës Vendore të  Arsimit Parauniversitar  Zeniola Hoxha u bën thirrje fëmijëve të komunitetit Rom që të mos braktisin shkollën.

Romët në Shqipëri janë të organizuar në disa shoqata, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, ruajtjen e traditave rome dhe integrimin me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Në vitet e fundit nuk ka një statistikë të qartë se sa është numri i popullsisë rome.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds