Sot u kremtua në Lushnjë 5 Maji, dita kombëtare e dëshmorëve të Atdheut.
Mjaft banorë të qytetit, të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë e pasardhësveteranë, të rinj e të reja,u mblodhën pranë varrezave të dëshmorëve për të përkujtuar këtë datë të shënuar në historinë e vendit.
Ndodheshin në këtë ceremoni festive edhe deputetë të kuvendit të Shqipërisë, autoritetet e pushtetit vendor dhe drejtues të organizatave të dëshmorëve e të veteranëve .
Pas himnit kombëtar, u mbajtën fjalimet e rastit.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të rrethit përshëndeti zonja Shqipe Gjoshi, kryetare e këtij forumi
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa.
Ndërsa festat fetare i bashkuan politikanët e të dyja spektreve politike të qytetit, festa e dëshmorëve nuk e përcolli këtë mesazh.
Pas fjalimeve të rastit autoritetet vendore dhe të ftuarit vendosën kurora me lule pranë memorialit të dëshmorëve dhe më pas në nderim të kujtimit të 184 bijve e bijave të Myzeqesë që dhanë jetën në lulen e rinisë për çlirimin e vendit nga okupatorët, kaluan pranë varrezave të dëshmorëve.
Në respekt të kësaj feste të shënuar kombëtare përcolli një mesazh për qytetarët edhe deputeti Taulant Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds