Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e disa veprimtarive kriminale të ndërthuruara në të njëjtin rast.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro. Shtetasit V. M. u arrestua më parë për posedim të 4 armëve.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë vajza e 48-vjeçarit, shtetasja M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Gjithashtu sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds