47 shoferë kanë rënë në pranga gjatë një jave në vendin tonë dhe 129 leje drejtimi janë pezulluar.
Për shkak të fluksit të lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, gjatë fundjavës, janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështetura nga patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, për të lehtësuar qarkullimin.
Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë ne 7 me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel.
Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë kësaj jave:
janë pezulluar 129 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.