Për të pestën ditë radhazi pylli me pisha në Pishporo vazhdon të digjet. Rreth 400 hektarë tokë me pisha e shkurre janë djegur nga flakët që favorizohen nga era e fortë. Kjo gjë bëri tërheqjen e forcave të ushtrisë dhe ato zjarrfikëse se mund t’u rrezikohej dhe jeta. Ato operojnë vetëm në orët e para të ditës ose në pasditen e vonë. Sipas Prefektit të Qarkut të Fierit Lefter Shehaj i cili prej disa ditësh monitoron situatën, janë vendosur afër fshatit për të patur në kontroll banesat dhe arat me të mbjella disa forca të ushtrisë dhe zjarrfikës.
Zjarri po i afrohet banesave në një distancë afro 500 metra në vijë ajrore, por fatmirësisht ka fusha të pambjella që bëhen pengesë për ecurinë e zjarrit e nuk rrezikohen banesat e fshatit dhe stanet janë larguar, pohoi Prefekti i Qarkut Lefter Shehaj
Haki Çako Drejtori i Emergjencave Civile pohoi se situata është e rëndë, janë angazhuar forca zjarrfikëse e forca të ushtrisë së bashku me automjetet zjarrfikëse e autobotë uji si dhe mjete të tjera. Për shuajrjen e zjarrit me helikopter nga ajri, Çako ka pohuar se helikopteri ka punuar në operacione gjatë verës dhe tani është duke iu kryer shërbimi.