Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shote Galica” në Tiranë këtë të premte.

Policia njofton se një 36-vjeçar me inicialet B.A i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

Mësohet se ai është gjetur nga të afërmit i vetëvarur në banesë.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2024, në rrugën “Shote Galica”, është vetëvarur në banesë shtetasi B.A, 36 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds