Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Kosovë, ku prindërit e një 3-vjeçari kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij në një çerdhe private. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Video që tregon momentet e dhunës është bërë publike nga familjari i vogëlushit, Fatos Geci, i cili e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se nipi i tij është rrahur brutalisht nga edukatorja dhe kuzhinierja e kopshtit. Mes të tjerash ai i bën thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin masa dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa publikon dhe videon.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=341&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgecifatos%2Fvideos%2F268432639442102%2F&show_text=false&width=560&t=0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *