“Natyra nuk është një vend që e vizitojmë herë pas here, por është shtëpia jonë e vetme ku jetojmë ditë pas dite”. Kjo është motoja e 22 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare Pa Makina. Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre të cilat lirojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit, të shmangim makinat  duke përdorur mënyra alternative të transportit, më shumë  biçikleta dhe duke bërë ecje në këmbë.

Bashkisë Lushnjë këtë vit me stafin e saj, veçanërisht ata që janë prindër me fëmijë të vegjël, shfrytëzuan pedonalen nga Raiffeisen Bank deri tek Bashkia për të ecur në këmbë, por edhe me biçikleta e patina, si apel për të shmangur mjetet në distanca të vogla kur nuk është domosdoshmëri.

Bashkia Lushnjë ftoi prindërit me fëmijë të kësaj moshe të bëheshin pjesë në aktivitetin e ditës së sotme nga ora 10:00 deri në 11:00!

Policia Rrugore ndaloi qarkullimin e automjeteve për një orë në aksin rrugor nga Raiffeisen Bank deri tek Bashkia.

Në Paris që prej vitit 1988 ka filluar të festohet 22 Shtatori si Dita Ndërkombëtare Pa Makina dhe brenda katër viteve arriti të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa makina në të gjithë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds