200 familje të fshatit Martinë pjesë e njësisë administrative Levan në Fier , prej dy muajsh furnizohen me ujë të ndotur në rubinetat e cesmave të tyre. Ata pohojnë se shkak për këtë situatë është bërë carja e tubacionit ekzistues në disa vende si pasojë e kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat janë duke punuar për pastrimin e kanaleve vaditës në zonë , një kërkesë e vazhdueshme e vetë banorëve.

 Banorët pohojnë se si shkak i dëmtimeve në tubacion , uji jo vetëm që vjen me orar, por edhe gjithë llumë duke u dëmtuar edhe pajisjet elektroshtëpiake. Përballë kësaj  situate mbushim ujë në autobote thonë të indinjuar njëzëri  , duke e paguar dy herë, edhe faturat edhe duke e blerë , kjo situate  na ka rënduar së tepërmi buxhetin familjar.

Ndërkohë përfaqësuesi i ujësjellësit , Astrit Bahaj, i cili është njëherazi edhe pompist i depos së ujit të fshatit Martinë, ka pohuar se deri tani difektet janë riparuar tre herë, por pa rezultat, ndërsa ka theksuar se si zgjidhje përfundimtare e kësa j situate është parë vendosja e një magjistrali të ri kryesor.

Banorët pohojnë se rrjeti ujësjellës i fshatit Martinë është ndërtuar 30 vite më parë nga një firmë hollandeze , dhe tashmë është amortizuar ndaj investimet për përmirësimin e tij janë emergjencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds