Më shumë se 20 persona u lënduan mbrëmjen e djeshme  pasi një rrotë panoramike mori flakë në një festival muzikor pranë qytetit gjerman të Leipzigut, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Zjarri shpërtheu pak pas orës 21:00 në dy kabina të rrotës panoramike në Festivalin e Highfieldit dhe u vu shpejt nën kontroll. Katër persona pësuan lëndime nga diegjet, një u plagos ndërsa u hodh nga kabina e tij dhe 18 të tjerë patën probleme si pasojë e tymit të cliruar nga flakët, tha zëdhënësi i policisë.

Pjesëtarë të forcave policore dhe zjarrfikës që mbërritën menjëherë në vendngjarje po ashtu imazhet e publikuara nga mediat gjermane treguan flakët që përfshinin kabinat në rrotën panoramike, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell. Helikopterët dhe ekipet e zjarrfikësve u përgjigjën shpejt dhe të gjithë të lënduarit u transportuan në një spital aty pranë, tha zëdhënësi.

Festivali Highfield, i cili konsiderohet si më i madhi i rrokut, tërheq mijëra vizitorë çdo verë në brigjet e liqenit artificial Stormthaler afër Leipzigut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds