Një shpërthim rreth orës 2 të mëngjesit ka ndodhur në Podujevë, ka raportuar Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, punonjësit e policisë bëjnë me dije se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet.

Për dëmet e shpërthimit është njoftuar dhe Prokuroria.

Podujeva ndodhet në verilindje të Prishtinës, pranë kufirit me Serbinë.

Kujtojm se nje dite me pare ndodhi nje jeter shperthim  në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta që nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Po ashtu së fundi, tensionet janë rritur edhe për shkak të një sërë vendimesh të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds