Sezoni veror për një pjesë të njerëzve ofron mundësi të pafundme për të kaluar pushimet, ndërsa për një pjesë tjetër, kjo periudhë kalohet në punë, madje pa pushime fare, krahas orareve të zgjatura.

https://b8971cb82ab95763f0d3053a0ced2f63.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Bregdeti i jugut është stacioni i punëve për shumë të rinj e të reja që paralelisht me nisjen e sezonit turistik, ata ngarkohen me detyrat e përvitshme të kësaj periudhe, që u ofrohen nga bizneset e ndryshme.

 19-vjeçari nga Lushnja i cili ra aksidentalisht nga kati i dytë i resortit në Ksamil, kishte shkuar atje për të punuar. 

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen në Ksamil, ku u raportua se një i ri kishte rënë nga kati i dytë i një resorti luksoz. Anduel Hoxha nga Lushnja, 19-vjeç, punonte kamarier në resortin luksoz Kep Merli. Ai kishte shkuar për të punuar aty gjatë sezonit veror. Anduel Hoxha ra nga kati i dytë rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrethana ende të paqarta. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës, dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *