Censi i popullsisë dhe banesave që bëhet çdo 10 vjet fillon në datën 18 shtator dhe përfundon në 3 nëntor. Ai synon të ofroj të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë e cila aktualisht banon në territorin e Shqipërisë gjithashtu edhe disa karakteristika demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë. Edhe Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave, bashkë me informacione të karakteristikave të banesës. Censi duhet të ishte bërë në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë Covid 19 dhe do të realizohet këtë vit. Në Cens për Lushnjën janë angazhuar 150 anketues të cilët do të anketojnë një zonë me 200 deri në 300 ndërtesa secili. Puna organizohet me grupe nga 5 anketues dhe një kontrollor, kurse 7 kontrollorë kanë një supervisor. Anketuesi i drejtohet secilës banesë duke marrë të dhëna që lidhen me qytetarët që banojnë në të, ndërtesën dhe kushtet e jetesës. Këto të dhëna do t’i shërbejnë qeverisë në hartimin e politikave të ndryshme, OJF-ve dhe studiuesve. Të dhënat janë konfidenciale, ku çdo qytetar nënshkruan një deklaratë konfidencialiteti dhe pyetësori  icili nuk do të jetë në letër, por në tablet elektronike zgjat 8 minuta. INSTAT ka ndërtuar një aplikacion Censi i cili përmban pyetjet dhe hartat e sakta sipas modelit të zbatuar në vendet e BE.

Trajnimi i anketuesve për Censin u zhvillua në gjimnazin “ 18 Tetori”, filloi në datën 4 shtator dhe përfundoi në datën 8 shtator.

Censi i popullsisë dhe banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet I pavarur në vitin 1912. Censi  i parë u krye në vitin 1923.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *