Kopjimi kolektiv në Provimin e Maturës Shtetërore është faktori kyç e që e ulë kredibilitetin e këtij procesi.Organizata “ETEA” përmes një raporti analitik gjeti se nxënësit e shkollave të mesme janë të prirur për kopjim pasi konsiderojnë se provimi i maturës nuk është matës i drejtë i njohurive të tyre.
E para ka të bëjë me kopjimin dhe manipulimet në provimin e maturës që është një problem sistematik i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratorëve dhe mbikëqyrësve që janë përgjegjës në mbarëvajtjen e procesit dhe shkak i dytë është frika nga dështimi.
Mënyra e kopjimit edhe këtë vit ishte përmes përdorimit të telefonit dhe grupeve të rrjeteve sociale që numëronin mbi 7000 anëtarë e që përbëjnë 43% të numrit të përgjithshëm të maturantëve.
Nga “ETEA”, konstatojnë se ndëshkueshmëria është e ulët, çka inkurajon kopjimin.Sipas deklaratës së Ministrisë së Arsimit janë vetëm 79 nxënës që janë përjashtuar për posedim dhe përdorim të telefonit gjatë provimit e nëse përkthehet në përqindje i bie jo më shumë se 0.43% e totalit të maturantëve.
Për shkak të gjetjeve të raportit analitik nga kjo organizatë konsiderojnë që duhet të rishikohet edhe Ligji për Maturën Shtetërore.Konsiderojmë që Ligji për Provimin e Maturës duhet të rishikohet me theks të veçantë ashpërsimi i masave ndëshkimore ndaj administratorëve dhe personave përgjegjës, që siç u tha përfshihen madje edhe shpesh inkurajojnë e lejojnë nxënësit të kopjojnë.
Mes të tjerash kërkohet edhe llogaridhënie e institucioneve arsimore të cilat nuk arrijnë rezultate të kënaqshme në testin e maturës.Provimit të Maturës Shtetërore 2024 iu nënshtruan 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta.Testin e kaluan 13,342 nxënës apo 73.3% e maturantëve.