Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak u diskutua edhe për vazhdimin e ndërtimit të shëtitores anës përroit tek Ura e Çelëve. Për unifikimin e shëtitores është e nevojshme marrja dhe shpronësimi i një pjese territori nga Policia. Gjithashtu edhe pronat që janë në rrugën e projektit do të prishen, tha Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Njëkohësisht me shëtitoren vazhdojnë punimet edhe për përroin e Lushnjës. Pas kronikës tonë për mosmirëmbajtjen e pjesës së ndërtuar të përroit, sot kamera jonë filmoi një përrua të pastër.