14 qershori është Dita Botërore e dhurimit të gjakut. Në maj të vitit 2005, gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, 58 Ministrat e Shëndetësisë nga e gjithë bota bënë një deklaratë unanime për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj dhurimit vullnetar të gjakut. Lushnja ka një histori që lidhet me sëmundjen e talasemisë e cila  ka nevojë çdo dy javë për gjak dhe jo vetëm, prandaj kërkesat për gjak në Bankën e Gjakut janë gjithmonë të larta, por numri i ulët i dhuruesve vullnetar nuk plotëson nevojat. Dhuruesit janë kryesisht familjarë të personave me sëmundje të gjakut.  Në qendrën  e hemoglobinopative në Lushnjë marrin gjak rreth 110 pacientë, pjesa më e madhe e të cilëve është nga Lushnja, Fieri dhe Berati. 14 Qershori është një ditë e rëndësishme, ku dhurimi i gjakut shpëton jetë, është mesazhi sensibilizues i Drejtorit të spitalit Lushnjë, Dorjan Biti.

Deputetja Lindita Buxheli dhuron çdo vit gjak për të ndihmuar të sëmurët me talasemi dhe me shembullin e saj kërkon të sensibilizoj opinionin publik për rëndësinë e dhurimit të gjakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds