Fieri vazhdon të mbetet vatër e nxehtë e rasteve me covid 19. Sipas Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi aktualisht me covid janë të shtruar disa qyeëtarë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, teksa ka theksuar se të prekurit më së shumti janë emigrantët e kthyer në vendlindje. 

Po sipas tij, vëtëm për muajin gusht janë konfirmuar 113 raste më covid në Fier, Patos e Roskovec ndërkohë që situata vijon më një rënie të lehtë për muajjn shtator, ku aktualisht kanë rezultuar pozitiv 98 raste ndërkohë që vatra me rastet e numrit më të madh mbetet qyteti Fiër, i ndjekur nga Roskoveci dhe Patosi. 

Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier ka pohuar gjithashtu se simptomat e këtij virusi janë më të lehta nga ato të periudhës së pandëmisë, por nuk duhen neglizhuar nga qytetarët. Arapi  ka bërë me dije gjithashtu se çdo ditë kryhen mbi 50 testime ndërkohë që edhe bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar  nga ky virus si dhe për vaksinim. 

Ndërkohë Fieri në periudhën e pandemisë ishte në zonën e kuqe të Ministrisë së Shëndetësisë nga rastet e shumta të të prekurve me covid 19 duke e rënditur në tre qarqet më të infektuara në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *