Fillimisht parada e nxënësve të shkollave me veshje tradicionale dhe veshje kuq e zi. Parada nisi pranë godinës së qendrës kulturore dhe pasi përshkuan gjithë shëtitoren u bashkuan me autoritetet vendore në vendin ku do të ngrihej flamuri.
Kryetari i bashkisë Divjakë zoti Josif Gorrea,deputeti i zonës Erjon Braçe dhe të tjerë drejtues vendorë nderuan flamurin, ndërsa kreu i Bashkisë foli për këtë ngjarje themelore të shtetit shqiptar.
Aktivitetet për nder të shpalljes së pavarësisë vazhduan me një koncert artistik nga fëmijët e qendrës kulturore Divjakë.
Ndërkohë që ishin ekspozuar në disa Stenda punime të nxënësve të shkollave me temën e Pavarësisë.