Muaji gusht është kulmi i sezonit turistik për Divjakën. Numri i vizitorëvë gjatë korrikut sipas të dhënave zyrtare nga Administrata e Zonave të Mbrojtura arrin në 104 mijë vizitorë ndër të cilët 80 mijë janë vendas dhe 24 mijë të huaj. Turistët që vizitojnë për herë të parë Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta tërhiqen më shumë nga vende si Qëndra e Vizitorëve, Kulla 360 gradë dhe Flota e Varkave për shëtitjet në natyrën e egër e të ruajtur të Lagunës së Karavastasë.
Vizitorët vendas e të huaj impresionohen nga natyra e bukur e Parkut, klima, deti por kanë edhe rezerva kryesisht në drejtim të pastërtisë.
Mesazhi i vizitorëve për Divjakën është që natura duhet ruajtur pavarësisht tendencave në rritje për investime në këto zona.