logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: TOP GOLD 70-90


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

KUJDES NGA MYKU NË SHTËPI

25/08/2017 08:46 Gazetar: MIRANDA SHEHU


KËSHILLË MJEKSORE

Qëndrimi në ambjentet në të cilat ka prani lagështie dhe myku mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Disa nga simptomat janë ethet, gripi, lodhja, disfunksioni respirator, gjakrrjedhja e herëpashershme nga hundët, marramendja, dhembja e kokës, vjellja, diarreja, madje edhe dëmtimi i mëlçisë.Nga lagështia në banesë janë shumë të ndjeshëm personat të cilët ndaj kushteve të pavolitshme klimatike reagojnë me ndryshim humori, këputje dhe me probleme të tjera fizike. Gjithashtu të ndjeshëm janë edhe personat e moshuar dhe personat e sëmurë nga sëmundjet e zemrës, të enëve të gjakut, të organeve të frymëmarrjes, tuberkulozit, reumatizmit dhe astmës. Është vërtetuar që banesat që kanë lagështi ndikojnë keq edhe në psiqikën e njerëzve që jetojnë në to.Fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj lagështisë, të cilët rrezikojnë të bëhen rakitikë dhe të sëmuren nga astma bronkiale, alergjitë e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës.Kur është fjala për mykun gjëja e pare që duhet të bëni është që të eliminoni lagështinë, prandaj është me rëndësi që muret të thahen mirë, dhe më pas mund të filloni pastrimin e tyre.Gjithashtu duhet të përdorni mjetet të cilat zvogëlojnë lagështinë e ajrit dhe aparatet e klimës posaçërisht për kushtet e nxehta dhe të lagështa.Ajrosja e përditshme e banesës ka rëndësi të madhe.Banja është burim i madh i lagështisë dhe vend ku kërpudhat shfaqen, pasi të bëni dush, banjën duhet ajrosur mirë dhe duhet të largoni peshqirët e lagur.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
EKONOMI 09/10/2017 10:20
Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…
SHQIPERI -ITALI 09/10/2017 10:34
Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!
LUSHNJE 06/10/2017 10:34
BULEVARDI “SHËTITORJA E PALMAVE” PA NDRICIM
BASHKIA LUSHNJE 06/10/2017 08:57
KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR
DIVJAKE 05/10/2017 02:56
NE SHK. “CERMË PROSHKË” ENDE VIJONË PROTESTAT