logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: emisioni "Miremengjes ne RTV4plus"


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

Era e prangave të Lezhës po fryn dhe në Divjakë

21/03/2018 12:25 Gazetar: Rudina Aliko


Në një takim të hapur për informimin e publikut nga shoqata KONCESCAN, në një panelë të drejtuar nga gazetari i njohur, Rezart Xhaxhiu, u prezantuan fakte për abuzimet skandaloze me kabinat e plazhit në Divjakë.

Për ditë e më shumë dalin fakte të reja për abuzimet skandaloze me bregdetin shqiptar. Në këtë zullum nuk përjashtohet dhe Divjaka. Në një takim të hapur me publikun, organizuar nga shoqata KONCESCAN, në një panelë të drejtuar nga gazetari i njohur, Rezart Xhaxhiu, me përfaqësues të pushtetit vendor Divjakë, ku ishin të ftuar dhe personalitete nga shoqëria civile, kryetari i bashkisë zoti Fred Kokoneshi, u fol gjerësisht për abuzimin me kontrata e kabinave të plazhit Divjakë. Avokati Kondi Ilia i quajti këto kontrata abuzive, ku në shumicën e tyre ka elementë të veprës penale. Këto abuzime janë konstatuar dhe nga kontrolli i lartë i shtetit. Ajo që të bie në sy, sikurse u vu në dukje dhe nga kryetari i bashkisë, pronarë të tyre janë bërë: gjykatës, prokurorë dhe avokatë, të cilët nga mbrojtës të ligjit, kanë përfituar duke e shkelur atë. Në këtë ballafaqim publik nga të gjitha folësit u këmbëngul, që, çështjes t`i shkohet deri në fund.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Lushnja largohet nga Superliga. 24/05/2018 12:39
Ky sezon futbollistik totalisht i deshtuar i ka kushtuar 450 miline leke te vjetra xhepave te qytetareve lushnjare.
Dëgjesë publike për rritjen e çmimit të ujit. 24/05/2018 12:49
Ndermarrja e ujesjelles kanalizimeve sh.a Lushnje ka kerkuar sot ne nje mbledhje rritjen e çmimit te ujit per njesi.
Tentohet të vidhet një bankë e nivelit të dytë. 24/05/2018 12:03
Autori nje 25 vjeçar i maskuar dhe i armatosur. Ngjarja ka ndodhur ne 16.30. Olcion Muça eshte nga Berati, efektiv ushtarak ne regjimentin e Poshnjes.
Aktivitete në burgun e Rrogozhinës 23/05/2018 10:10
"Ditë e hapur" është titulluar aktiviteti me të burgosurit, të cilët kanë demonstruar aftësitë dhe talentin e tyre.
Kampionati rajonal i karatesë në Lushnje 18/05/2018 10:51
Ne bashkepunim me Bashkine e Lushnjes dhe shoqaten “Bijte e shqipes” te shtunen do te startoje kampionati rajonal i sportit te karatese, me pjesemarres 380 sportisteve nga i gjithe rajoni.