logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Lajmi Kryesor

Dhunohet seksualisht 21-vjeçarja

30/01/2015 01:18

Shtatëzania zbulon abuzimin

I gjendur mes problemeve të shumta dhe mes varfërisë të tejskajshme, Etem Harixhiu baba i 7 fëmijëve në fshatin Grabian të Lushnjes, ka bërë një denoncim publik dhe një apel për ndihmë pranë RTv4plus.Përpos varfërisë Etemi, është prind i 7 fëmijëve 2 prej të cilëve me probleme mendore dhe çdo ditë punon me mish e shpirt për ti mbajtur me frymën gjallë.Por sikur të mos mjaftonte kjo një tjetër fatkeqësi i ka ndodhur kësaj familje.Vajza e madhe 21-vjeçare, Tushe Harixhiu, e cila është një ndër fëmijët me probleme mendore, mbeti shtatëzënë dhe para dy javësh lindi një vajzë shtatanike, e cila ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve në inkubator dhe e braktisur nga të gjithë.Me 21-vjeçaren Tushe Harixhiu sipas të atit është abuzuar seksualisht, duke përfituar nga gjendja e saj, nga persona që ai ende nuk do ti bëjë publik, pasi nuk është i sigurt se kush mund të jetë, por ka bërë një denocim pranë Komisariatit të Policisë Lushnje para dy javësh.Zoti Etem kërkon që policia të gjejë autorin e këtij abuzimi dhe të mbajë përgjegjësi penale, ndërsa nga ana tjetër kërkon ndihmën e shtetit në mënyrë që ai të kujdeset për vajzën e tij dhe pjesën tjetër të familjes, pasi nuk ka mundësi ekonomike dhe problemet sa vijnë dhe shtohen.

Murrizi akuzon sërish Alfred Kokoneshin

Postuar me 30/01/2015 01:37

Kokoneshi hedh poshtë akuzat

Me Teper

Dalin mjetet e reja të identifikimit

Postuar me 29/01/2015 12:46

Shtohen elementët e sigurisë

Me Teper

Parkimi i mjeteve pranë shkollave

Postuar me 29/01/2015 12:42

Fenomen ende i pazgjidhur

Me Teper

Aksioni i policisë rrugore

Postuar me 28/01/2015 02:08

Sekuestrim mjejti për transportin publik pa liçencë

Me Teper

Radhë të gjata tek OSHEE-ja

Postuar me 27/01/2015 02:45

Faturat e energjisë elektrike

Me Teper

Legalizimet pa pagesë

Postuar me 27/01/2015 01:36

31 janari afati i fundit

Me Teper

PD proteston për çmimin e naftës

Postuar me 26/01/2015 01:20

Fiken makinat për 5 minuta

Me Teper

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Postuar me 26/01/2015 01:12

Miratohen pa diskutime relacionet

Me Teper

INUK nis prishjet në Lushnje

Postuar me 23/01/2015 01:34

Në fokus dhjetra ndërtime pa leje

Me Teper